ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia… 15 hours ago
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan 15 hours ago
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë 15 hours ago
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat! 15 hours ago
Më shumë se tre milionë të papunë në Gjermani 15 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje

albnews by albnews
21 March, 2024
in Shqiperia
0
Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjesti i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares të Syri Tv, Ambrozia Meta ka gjetur jehonë të madhe në shtypin italian. Të gjitha mediat e rëndësishme, por edhe agjencitë e lajmeve kanë publikuar pamjet që kanë marrë qindra mijëra shikime. Gjesti është konsideruar si një gafë e kryeministrit “të bezdisur nga pyetjet për projektin e dhëndrit të ish-Presidentit Trump.

“Corriere della Sera” shkruan se kryeministri shqiptar u mërzit nga kërkesa për të dhënë informacione për dhëndrin e Trump. “Furtunë në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë një përballjeje me disa gazetarë shtyu një gazetare pas një pyetjeje për një projekt investimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Rama do e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke u bërë virale” – shkruan Corriere.

RelatedPosts

Arti shqiptar në zi, shuhet “Nderi i Kombit”, Dhimitër Anagnosti

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, reagon politika shqiptare: Lamtumirë pionieri i kinemasë

Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve, Këlliçi: Strategjia e riciklimit të Ramës, fasada e re e korrupsionit

Televizioni LA7 shkruan se ndër akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Rama është ajo e favorizimit të dhëndrit të ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, Jared Kushner, për sjelljen e “investimeve” në Shqipëri, të financuara pjesërisht nga fondet publike nga Arabia Saudite.

“Sipas të njëjtave burime, investitori i vërtetë është një oligark i Katarit, i cili dyshohet se ka përdorur Bjellorusinë për të pastruar para dhe tani dyshohet se po bashkëpunon me liderin serb Aleksandar Vuçiç, i lidhur me Kremlinin. Kundërshtarët e Ramës kujtojnë kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i kishte cilësuar në përgjithësi gazetaret femra me epitete shumë të ashpra” – shkruan La7.

“La Stampa” shkruan se Rama prek fytyrën e gazetares. “Fatkeqësisht, kryeministri Rama tregon arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk është në gjendje të kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik”, – citon gazeta italiane gazetaren shqiptare. “La Stampa” citon edhe rrjetin SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor dhe “WomenInJournalism” që kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

Politico: Rama refuzon të kërkojë falje për shtyrjen e gazetares

“Shtytja ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Kryeministri shqiptar ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetaren. Ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median e kanë vënë kryeministrin edhe në të kaluarën. Në disa raste ai ndaloi mediat të merrin pjesë në konferenca për shtyp” – shkruan La Stampa.

Edhe La Repubblica i meshon faktit se kryeministri s’di te kerkoje ndjese. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka marrë përgjegjësinë për akuzën se ka frikësuar fizikisht një gazetare që e ka pytur për një projekt investimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner”.

Incidenti me Ambrozia Metën/ Media greke: Pse Rama e shtyu gazetaren?“

Il Fatto Quotidiano” shkruan se Edi Rama ka shtyrë një gazetare duke i vendosur dorën në fytyrë, në fund të një konference për shtyp. “Kryeministri shqiptar nuk kërkoi falje. Gazetarja e komentoi ngjarjen duke thënë se ishte “një gjest i ulët dhe i turpshëm, i papranueshëm. Por kryeministri me sjelljen e tij fyese nuk më tremb” – citon media italiane gazetaren shqiptare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

1 September, 2025
Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

1 September, 2025
11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

1 September, 2025
Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

Marta Kos u drejtohet vendeve kandidate për në BE: S’ka rrugë të shkurtër por zbatoni reformat!

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result