Mediat italiane: Tifozët serbë tentuan t’i sulmojnë tifozët që e valëvitnin flamurin e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja miqësore mes Brescias dhe Vojvodinës u ndërpre në minutën e 52-të të ndeshjes, pasi që një grup i tifozëve serbë hynë në fushë me qëllim për t’i sulmuar disa tifozë që po e valëvitnin flamurin e Shqipërisë në stadium, shkruan “Football Italia”.

Incidenti ndodhi në ndeshjen e sotshme, e cila ishte organizuar të zhvillohet gjatë pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Brescia kishte qenë duke udhëhequr me rezultat 2:1, përmes golave të Alfredo Donnarummas dhe Davide Bisolit, edhe pse kishte pasur probleme në pjesën e parë të ndeshjes, kur Vojvodina e la ndeshjen në shenjë proteste për ndëshkimin e trajnerit të tyre me karton të kuq.

Problemet e vërteta ndodhën kur disa njerëz në anën tjetër të stadiumit filluan ta valëvitin flamurin e Shqipërisë.

Kjo i zemëroi tifozët serbë dhe rreth 20 prej tyre i kaluan muret rrethuese të stadiumit  me qëllim për t’i sulmuar personat në anën tjetër të stadiumit.

Fatmirësisht, policia ishte në gjendje të intervenojë dhe ta parandalojë ndonjë incident më të madh, mirëpo ndeshja u ndal për shkaqe sigurie. 

Share This Article