ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 60 minutes ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 2 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 5 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 5 hours ago
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mediat ndërkombëtare: Nëse marrëveshja zbatohet, e parandalon Beogradin që ta bllokojë Kosovën drejt OKB-së

albnews by albnews
19 March, 2023
in Kosova
0
Mediat ndërkombëtare: Nëse marrëveshja zbatohet, e parandalon Beogradin që ta bllokojë Kosovën drejt OKB-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ohri, qyteti i pasur me shtëpi dhe monumente piktoreske u bë dje nikoqir i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe me intervenimin e Shteteve të Bashkuara arritën një marrëveshje të panënshkruar për zbatimin e propozimit europian, për të cilin ishin pajtuar në takimin e 27 shkurtit.

Gazetarë jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga rajoni e bota ishin dje në Maqedoninë e Veriut për ta përcjellur këtë ngjarje. Mediat e mëdha botërore si agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, e gazeta e njohur amerikane, Washington Post, kanë raportuar për takimin dhe marrëveshjen e arritur. Ato theksojnë rrugën e dy vendeve drejt BE-së, zotimin e Brukselit për organizimin e një konference donatore për investime, si dhe mundësinë që Kosova të aspirojë për t’u anëtarësuar në OKB, shkruan Gazeta Express.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

“Serbia dhe Kosova arrijnë marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes së mbështetur nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, është titulli i Reuters, që shpjegon se të dyja vendet janë në bisedime për gati 10 vjet.

Pasi raportohet për deklaratat e liderëve pas takimit, agjencia e lajmeve shkruan se në aneksin për zbatimin e marrëveshjes të publikuar të shtunën në mbrëmje, BE-ja u zotua që brenda 150 ditëve të organizojë një konferencë donatore për të krijuar një paketë ndihme investimesh dhe financiare për Kosovën dhe Serbinë.

Associated Press, ndërkaq, e titulloi kështu: “Serbia dhe Kosova bien dakord se si ta zbatojnë planin e BE-së, thotë i dërguari”.

Duke treguar se si Kurti dhe Vuçiq u pajtuan muajin e kaluar për propozimin 11-pikësh të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, AP shkruan se tani të dyja vendet shpresojnë të anëtarësohen në BE.

Të dy vendet shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian një ditë dhe atyre u është thënë se fillimisht duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre. Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është bërë më e rëndësishme teksa lufta në Ukrainë është ndezur dhe frika rritet se Rusia mund të përpiqet të nxisë destabilitetin në Ballkanin e paqëndrueshëm, ku ajo ka ndikim historik, shkruan AP

Më tej shpjegohet se “plani i BE-së kërkon që të dy vendet të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe t’i njohin dokumentet zyrtare dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës”.

Nëse zbatohet, do ta parandalonte Beogradin që t’i bllokonte përpjekjet e Kosovës për të kërkuar anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, shkruan AP, duke theksuar se marrëveshja e hartuar nga Franca dhe Gjermania dhe e mbështetur nga SHBA-ja, nuk kërkon në mënyrë eksplicite njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e cituar Associated Press, për marrëveshjen raportoi edhe Washington Post.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result