Mediat në Itali: “Etna është zgjuar”, publikohen momente nga shpërthimi i vullkanit (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vullkani më i madh dhe më i lartë aktiv në Evropë, Etna, është “zgjuar”, raportuan mediat italiane.
Shpërthimi i lavës, është pasuar nga një re hiri, e cila arriti disa qindra metra lartë, thanë disa dëshmitarë.
Hiri vullkanik mbuloi makinat në fshatrat në Sicili, pasi krateri juglindor i vullkanit nxorri lavën e zjarrtë.

https://www.youtube.com/watch?v=VQHP5aJIRkU&feature=emb_title

Autoritetet lokale raportuan se hiri i zi u shpërnda gjithashtu rreth njëzet kilometra nga Etna.

Shpërthimi ishte i dukshëm edhe nga Taormina, që ndodhet rreth pesëdhjetë kilometra larg.

Në prag të Krishtlindjes 2018, për shkak të shpërthimit të Etnas, trafiku ajror ishte ndërprerë dhe se katër ditë pas kësaj, një tërmet me magnitudë 4.9, me epiqendër pranë qytetit të Catania, tronditi ishullin.

Me atë rast, katër persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan.

Share This Article