Imami Ahmed Kalaja ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se nuk kanë treguar të vërtetën e plotë lidhur me sjelljen e trupit të të ndjerit Shpat Kasapi në atdhe.
Kjo deklaratë vjen pak kohë pasi familja Kasapi falënderoi publikisht Igli Taren, duke e cilësuar si personin kyç që përshpejtoi procedurat burokratike në Itali për të mundësuar varrimin në kohë rekord.
Megjithatë, Kalaja këmbëngul se pesha kryesore ka rënë mbi dikë tjetër. Sipas tij, ka qenë Mariglen Shehaj ai që është marrë me të gjitha shërbimet dhe ka mbuluar shpenzimet financiare të transportit.
“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se: Mariglen Shehaj babai i Amarit. Vllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet para edhe pas vdekjes së si edhe teansportimin e tij për në Tetovë. Zoti e shpërbleftë,” shkruan ai, duke kërkuar që merita t’i njihet Shehajt.
Më tej, Kalaja shton: “Nuk mohojmë faktin qe mund të ketë kontribues të tjerë për efekte proçeduriale ndërsa të mirat materiale (shpenzimet) jane hedhur nga vellai ne fjale.”





