Mediat perëndimore: Biden i ka ofruar Putinit 20% të territorit të Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat perëndimore kanë dalë me një opsion të ri në lidhje me alternativat se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë, e cila tashmë për disa ditë bën një vit të plotë.

Sipas Newsweek që citon mediane zvicerane NZZ, shefi i CIA, William Burns i ka ofruar presidentit Vladimir Putin 20% të territorit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës si pjesë e një plani paqeje të hartuar në emër të presidentit Joe Biden.

Zyrtarë gjermanë të rangut më të lartë që kanë folur për mediat, deklarojnë se Burns e ka ofruar këtë plan të ri për paqen në mes të muajit janar.

Oferta për Moskën është kontrolli i afërsisht gjysmën se territorit lindor të Donbasit, ndërkohë që Kievi e ka refuzuar këtë gjë, duke shtuar se nuk ka ndërmend të ofrojë asnjë centimetër tokë.

Share This Article