Mediat pranë Vuçiç: Kurti refuzoi çdo mundësi, pritet një nga fjalimet më të rëndësishme drejtuar kombit serb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dialogu në Bruksel që po zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duket se nuk ka shkuar pozitivisht.

Mediat pranë Vuçiçit, raportojnë se kreu i ekzekutivit të Kosovës ka refuzuar çdo mundësi kompromisi.

Kurir raporton se në mbrëmje apo gjatë ditët së nesërme pritet që të mbahet një nga fjalimet më të rëndësishme të presidentit serb drejtuar kombit.

Kujtojmë se presidenti Vuçiç ka caktuar një takim urgjent me serbët nga Kosova, i cili do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve me KIM, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

Share This Article