Mediat ruse paralajmërojnë nisjen e Luftës së III Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Media shtetërore ruse ka alarmuar qytetarët e saj duke theksuar se Lufta e III Botërore sapo ka filluar.

Lajmi për nisjen e luftës botërore është dhënë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin zyrtar rus “Rossiya 1”

Deklarata rrëqethëse nga një prej prezantueseve kryesore televizive erdhi pasi u bë e qartë se Moska ka humbur një tjetër agjent të inteligjencës ushtarake të lartë GRU në Ukrainë, goditja e fundit për shërbimin më elitar të spiunazhit të Kremlinit.

Olga Skabeyeva u tha shikuesve të kanalit Rossiya 1 se “ajo në të cilën është përshkallëzuar mund të quhet me siguri Lufta e Tretë Botërore” dhe këmbënguli “kjo është plotësisht e sigurt”.

Prezantuesja tha gjithashtu forcat ruse tani po luftojnë kundër NATO-s.

Deklarata e fortë në media erdhi pas fundosjes së anijes ruse, e cila dërgoi zëdhënësin kryesor të propagandës së Kremlinit në shkrirje mbrëmë.

Zyrtarët nuk i kanë pranuar pretendimet e Ukrainës se ajo goditi anijen e Flotës së Detit të Zi me raketa lundrimi.

Share This Article