ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 9 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 10 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 10 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 12 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mediat serbe: Londra e mbështet fort Albin Kurtin, ja plani sekret për njohjen e Kosovës nga Serbia!

albnews by albnews
30 July, 2021
in Kosova, UK
0
Mediat serbe: Londra e mbështet fort Albin Kurtin, ja plani sekret për njohjen e Kosovës nga Serbia!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një nga mediat më serioze të Beogradit, televizioni ‘B92’, i cili nuk se është një mbështetës i Vuçiçit, ka publikuar një material të gjatë, mbi një plan që e quan sekret të Britanisë së Madhe, i cili synon njohjen e Kosovës nga Serbia.

‘B92’, bën të ditur se bëhet fjalë për një plan 2 vjeçar, i cili ka nisur në vitin 2020 e planifikohet të mbyllet në vitin 2022, kohë, ku sipas kësaj medie do të bëhet njohja e Kosovës nga Serbia. Për këtë plan, qeveria e Britanisë së Madhe ka akorduar miliona paund, për të bërë të mundur që serbët në Kosovë të mbështesin autoritetet dhe institucionet e saj.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Duke cituar “planin sekret”, ‘B92’ thekson se

“Burimi kryesor i mosmarrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës janë katër komunat veriore në të cilat serbët etnikë të Kosovës përbëjnë shumicën e popullsisë dhe të cilat mbeten ‘de fakto’ nën sundimin serb. Si ndarja ashtu edhe shkëmbimi i territoreve janë diskutuar intensivisht në nivelet më të larta prej vitesh, megjithëse pozicioni aktual i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është se asnjë lëshim territorial nuk do t’i bëhet Beogradit.

Prishtina mbështetet në këtë mosbindje nga një numër i vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila luajti një rol kyç në bombardimet e NATO -s në 1999. Dosjet e zbuluara kohët e fundit  tregojnë qartë se Londra po përpiqet ta përfundojë punën, jo me forcë brutale, por me manipulim, nën maskën e mbështetjes së komunitetit”.

‘B92’, thekson më tej se programi i titulluar “Forcimi i Paqes Pozitive në Kosovë dhe Serbi”, me një buxhet prej 5 milion stërlinash për vitet 2020-2022, synon të krijojë mbështetje më të madhe në mesin e serbëve për qeverinë e Kosovës, të sfidojë “narracionet e bazuara në identitet” dhe të arrijë “ndryshimin social në nivelin kombëtar “. Që do të thotë, të zvogëlohen tensionet midis popullsisë lokale dhe çdo nocion i dallimeve midis tyre.

“Komunitetet në Kosovë dhe Serbi do të jenë më elastike ndaj narrativave që përhapen ose gjenerojnë konflikt dhe bëhen më pak të shquara në ligjërimin kryesor dhe do të luajnë një rol aktiv qytetar për të theksuar bashkëpunimin dhe zhvillimin për të gjitha pjesët e shoqërisë”, theksohet në projekt.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, ka përgatitur një studim të hollësishëm që synon një integrim të serbëve të Kosovës në shtetin më të ri të Europës.

‘B92’, thekson më tej, duke cituar materialin e Londrës se ashtu si në vendet balltike, Londra synoi në mënyrë specifike të “përfshijë” të rinjtë e Kosovës në aktivitete dhe programe të ndryshme, si “shtytës të ndryshimit”, duke ndërtuar kapacitetin e tyre për t’u bërë “sipërmarrës social” dhe të drejtojnë fushata dhe avokim të çështjeve shoqërore përkatëse përmes ndarjeve etnike”.

Programi synon një punësim masiv të serbëve të Kosovës në institucionet e vendit apo edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, gjë që do të bëjë që ata ta ndjejnë të panevojshme lidhjen me Beogradin.

Plani britanik, përfshin gjithashtu edhe angazhimin e mediave. Sipas këtij projekti, “Mediat kombëtare e rajonale, si dhe njerëzit me ndikim në mediat sociale do të angazhohen gjithashtu për të promovuar qasje alternative dhe për të përforcuar modelet dhe sukseset e projekteve, që përfshijnë kryesisht të rinjtë.

Një seksion i veçantë në një dosje përshkruan se projektet duhet të krijojnë perceptimin e një zhvillimi lokal dhe jo një involvim të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ‘B92’, të gjitha organizatat pjesëmarrëse dhe punonjësit e tyre duhet të nënshkruajnë marrëveshje pikërisht që të mos tregojnë qasjen e Londrës në projekt, edhe pse vetëm personeli i nivelit të lartë do të kishte një ide të përfshirjes së Londrës.

Sipas televizionit serb, Londra ka një qëndrim të qartë që të mos tolerojë kundërshtime të nivelit të lartë ndaj axhendës së saj për rajonin dhe do të jetë e gatshme të marrë masa aktive për të neutralizuar çdo rezistencë ..

Mediat serbe, të gjithë këta njerëz që po mbështet Britania e madhe, i quan “një  ushtri kuajsh trojanë” për të lobuar, qetësuar dhe, nëse është e nevojshme, për të shkatërruar aktorët problematikë të administratës rajonale.

‘B92’, thekson se ka siguruar një  dokument konfidencial në lidhje me forcimin e gjyqësorit të Prishtinës ku zbulon, se Londra luan një rol të ngushtë në trajnimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës, për shkak të pakënaqësisë së saj me emërimet e mëparshme.

E sipas medias serbe, kjo manovër me gjyqtarët ka një synim për të kontrolluar politikën nëpërmjet hetimeve dhe shantazheve.

Dosja më tej i referohet Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, e cila integroi strukturën e policëve serbë në Shërbimin Policor të Kosovës dhe përcaktoi që përbërja e këshillave gjyqësorë kombëtarë dhe vendorë të jetë proporcional me popullsinë.

Kjo në dukje konfirmon se Londra gjithashtu ndikon në pjesëmarrjen e tyre, duke garantuar që përfaqësuesit e të dyja palëve t’i nënshtrohen plotësisht qëllimit të tyre, pra të arrijnë një ndarje të plotë dhe të përhershme të Kosovës nga Beogradi./Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result