Mediet britanike: Rusia po ndërton “avionin e fundit të botës” për sulme bërthamore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka nisur ndërtimin e një avioni, që mediet britanike e cilësojnë si “avioni i fundit i botës”. Bëhet me dije se avioni  ofron mundësinë të drejtojë arsenalin bërthamor të vendit gjatë një konflikti të madh, raportojnë mediet lokale, fakt që ngriti shqetësime se konfrontimi i armëve mes fuqive më të mëdha bërthamore të botës është shumë larg fundit.

“The Independent” shkruan se avioni i ri do të jetë një variant i përmirësuar i avionit të pasagjerëve Ilyushin-96-400M dhe do të ndërtohet në Voronezh, në kufirin perëndimor të Rusisë me Ukrainën. Një burim ushtarak i tha Ria Novostit se dy avionë të rinj të këtij lloji do të hyjnë në shërbim “së shpejti”.

Ashtu si Ilyushin-80, i cili hyri në shërbim në fundin e viteve 80, edhe varianti i ri tepër sekret do ta ketë të përforcuar pjesën e tij qendrore, do të ketë linja speciale komunikimi por edhe mbrojtje nga rrezatimi. Por ndërkohë edhe rrezen e vet do ta ketë shumë më të madhe se paraardhësi.

Avioni me emrin e koduar ‘Zveno 3S’ përfaqëson kapitullin e fundit të një programi masiv 12-vjeçar për modernizimin e aviacionit rus, i cili u la pas dore e u keq financua në dekadat post-sovjetike.

Russia Figures Out That Building a 400-Seat Il-96-400M Aircraft Makes No  Sense - autoevolution
Share This Article