ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 9 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 9 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 10 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 10 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mediet e huaja shkruajnë për zgjedhjen e Kurtit kryeministër

albnews by albnews
23 March, 2021
in Kosova
0
Osmani: Sot është ditë e bardhë për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas votimit të Qeverisë Kurti 2 në Kuvendin e Kosovës, disa medie të njohura ndërkombëtare kanë raportuar për këtë lajm, përfshirë agjencinë Reuters, Radion Evropa e Lirë, agjencinë Anadolu dhe faqen amerikane të lajmeve, US News.

“Kurti, 46 vjeç, majtist dhe nacionalist shqiptar, koalicioni i të cilit siguroi 67 vota në kuvendin me 120 ulëse, tha se prioritetet e tij kryesore do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krijimi i vendeve të punës në vendin me popullsinë më të re në Evropë dhe me papunësi prej rreth 30 për qind”, raportoi agjencia Reuters.

RelatedPosts

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Kjo agjenci gjithashtu shkroi se Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Serbinë, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Para votimit, Kurti tha se dëshiron t’i zgjidhë të gjitha çështjet e mbetura me Serbinë, por shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi mbetet parakusht kryesor.

Radio Evropa e Lirë raportoi se Lëvizja Vetëvendosje pati nevojë për përkrahjen e partive të pakicës joserbe për formimin e qeverisë së re, duke shtuar se qeveria e re do të duhet të përballet me telashet ekonomike dhe raportet e tensionuara me Serbinë.

“Kuvendi i shtetit e zgjodhi udhëheqësin opozitar të krahut të majtë si lider të qeverisë së shtatë të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Faqja amerikane e lajmeve, US News, shkroi se autoritetet në Prishtinë po përpiqen ta mbajnë nën kontroll pandeminë dhe se Kurti tha që qeveria e tij dëshiron ta ketë të vaksinuar 60 për qind të popullsisë 1.8-milionëshe deri në fund të këtij viti.

Albin Kurti u votua si kryeministër i ri me 67 vota. Ai pritet që të mërkurën ta pranojë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi Avdullah Hoti, i cili qëndroi në këtë post për më pak se një vit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result