Në takim me banorët e njësisë numër 1 në Tiranë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka akuzuar qeverinë se po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
Sipas tij, emigrimi në masë po e çon vendin drejt varfërisë.
“Kur një qytetar arrin paguan taksa, voton e ka të gjithë autoritetin si banor do t’i njihet dhe autoriteti i asaj ku banon dhe jeton i shtëpisë së vet dhe nuk mund të bëhen lodra për interesa politike. Partia Socialiste, në mënyrë të veçantë Rama i ka përdorur shtresat në nevojë vetëm si një kontigjent elektoral,” tha ai.
Mediu u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka përdorur shtresat në nevojë si një kontigjent elektoral.
“Mbi 70% e të rinjve shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria, mbi 90% e tyre që kanë studiuar jashtë nuk duan ët kthehen në Shqipëri, mbi gjysmë milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria duke krijuar kështu një varfëri dhe në plagë shumë të madhe, jo vetëm ekonomike por edhe sociale dhe politike. Kjo është politika e Edi Ramës, t’i largojë njerëzit e zotë nga vendi në mënyrë që ai të lulëzojë pushtetin e korrupsionit dhe të interesave të veta kriminale,” tha Mediu.
Ai e cilësoi 25 prillin jo vetëm si një ditë votimesh, por si ditën e largimit të Ramës e jo më të shqiptarëve.