Mediu: Bild faktoi blerjen e votave, Presidenti Meta të ndërhyjë për shtyrjen e zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar nga Presidenti që të ndërhyjë për të shtyrë datën e zgjedhjeve, nën dritën e përgjimeve të reja të publikuara nga Bild, që sipas ish deputetit faktojnë blerjen masive të votave.

Në një takim e banorët e kamzës, Mediu u shpreh se rendi kushtetues në Shqipëri ka rënë.

“Presidenti Ilir Meta është autoriteti i vetëm kushtetues që duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve. Është kompetencë e tij kushtetuese të garantojë, unitetin e popullit. Konflikti që po përgatit Rama në 30 qershor, është kërcënim i hapur i interesave tona kombëtare. Presidenti duhet të angazhohet në qëndrueshmërinë e sistemit tonë demokratik, i cili bazohet në pluralizëm dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bazohet në liritë dhe të drejtat e çdo qytetari mbi 18 vjeç, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Rendi kushtetues ka rënë. Liritë politike janë peng i krimit dhe korrupsionit.

Me blerjen masive e votave, kërcënimet nga krimi dhe Rama te provuara me faktet qe kane dale bëjnë të detyrueshme shpërndarje e parlamentit. Liritë ekonomike janë peng i parave të drogës, krimit, korrupsionit të lidhur me qeverinë”, tha Mediu.

Share This Article