Mediu kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit për rihetim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, këtë të hënë ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.

Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Më tej, mbrojtja e Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë. Për mbrojtjen, ndjekja penale për  rastin është e parashkruar për shkak  të viteve.

Share This Article