Thirrja e presidentit të Serbisë në një televizion Beograd për të votuar kryeministrin Rama dhe jo Bashën ka sjellë reagim edhe të Fatmir Mediut. Në mbyllje të fushatës kreu i republikanëve u bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë kryetarin e PS duke e cilësuat instrument të presidentit serb.
Ndërkombëtarët janë lodhur nga qeveria Rama dhe sipas Mediut po bëjnë thirrje të votoni ndryshimin.
“Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, “aleancën për Ndryshim”.
Si aleat i Partisë Demokratike kryetari i Parisë Republikane theksoi se do të ndikojë në zbatimin e drejtës mbi pronën dhe në mbështetje të të dënuarve politik.