Mediu: PS prezanton kandidatë pa firmën e qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i partisë Republikane, njëherësh aleat opozitar i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se PS është e vetmja parti që prezanton kandidatë në garë pa firmën e qytetarëve.

Mediu: E para nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Sepse procesi është i paligjshëm. Nuk është proces i një konkurimi me zgjedhje dhe me kandidatë. PS është e vetmja që mund të prezantojë kandidatë në garë pa firmën e qytetarëve. Sipas ligjit të gjitha partitë e tjera që nuk janë parlamentare ose nuk kanë përfaqësues në pushtetin lokal janë të detyryara të kenë një mbështetje me firma të paktën 3% të banorëve të zonës përkatëse, por që nuk i kalon 3 mijë për ta lehtësuar procesin. Deri tani nuk ka një proces të tillë, madje ka një proces të manipuluar nga Parlamenti, i cili jep imunitetin parlamentar, partive që nuk janë parlamentare. Parti Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë PD, PS, LSI dhe Partia Socialdemokrate, sepse të gjitha partitë e tjera opozitare u rreshtuan në krah të opozitës.

Share This Article