Mediu: Zgjedhjet e parakohshme, rruga e vetme për daljen nga kriza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaron se 30 qershori ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Mediu shprehet se në mënyrë plebishitare, 85% e shqiptarëve rrefuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, rrefuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Për Mediun, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme është tashme rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria.

Share This Article