Mediumi i njohur zviceran nga sot edhe në shqip

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta zvicerane “20 Minutes” prej sot do të ofrohet edhe në gjuhën shqipe. Kjo u bë e ditur nga mediumi, duke thënë se do të jetë në versionin ‘online’ dhe atë fizik të gazetës.

“Frëngjishtja nuk është gjuha jote amtare dhe e ke më të lehtë të lexosh lajmet në shqip? Dëshiron të dish në çdo kohë se çfarë ndodh në Zvicër, të krijosh mendimin tënd dhe të marrësh pjesë në diskutime për tema aktuale? Atëherë mund t’i lexosh të gjithë artikujt në gjuhën tënde të preferuar”, thuhet në njoftimin e mediumit.

“20 Minutes” shkroi se mediumi do të ofrohet tutje edhe në gjuhë të tjera.

Të dhënat thonë se mbi 250 mijë shqiptarë jetojnë në tërë Zvicrën.

Image
Share This Article