Mega-operacioni nga Italia, 52 urdhër-arreste në Shqipëri, sekuestrohen miliona euro pasuri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit.

Raporton se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa mësohet se lidhet me krimin e organizuar.

Qindra forca operacionale kanë marrë pjesë në operacion. Trafiku ndërkombëtar i kokainës e heroinës menaxhohej nga organizata kriminale shqiptare.

Në këtë operación morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës

Janë ekzekutuar gjithashtu urdhra sekuestrimi pasuror si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, që lidhen me pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, me një vlerë prej disa milionë eurosh.

Veprimtaria hetimore bën pjesë në kuadër të një projekti më të gjerë hetimor të ndërmarrë nga Prokuroria Antimafia e Barit (DDA) dhe SPAK në Tiranë, i cili synon të godasë trafikun e pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, i drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare që qarkullojnë sasi të mëdha droge nga Ballkani drejt Europës Veriore dhe rajonit të Pulias në Itali.

Në ora 10.30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane  Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Share This Article