Mega procesi “Sky ECC”, kërkohen 8 vite burg në Belgjikë për shqiptaren Deljana Nebiu, zbardhen lidhjet e saj me…

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Illustration picture shows the court room ahead of the first session in front of Brussels correctional court for a trial on a large drug case that had come to light after the decryption of encryption softwares Encrochat and Sky ECC, at the Justitia building in Evere, Brussels on Monday 06 November 2023. The case features 129 defendants on trial, 47 of whom are still in pretrial detention. The trial is expected to last five months, with three hearings a week. Today, the case will not be heard. The court is going to determine that there is a challenge, and then it is up to the judges to choose whether to recuse themselves. If they don't, then the appeals court will have to decide. BELGA PHOTO ERIC LALMAND

Ka vijuar në Gjykatën Penale të Brukselit në Belgjikë procesi gjyqësor “Sky ECC” për 128 të pandehurit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në seancën e radhës është kërkuar dënimi me 8 vite burg në mungesë për shqiptaren e kërkuar, Deljana Nebiu, e afërme e shqiptarit me mbiemër kolumbian Eridan Munoz Guerrero.

Emri i saktë i të pandehurës është Deljana Nebiu, sipas një ekstrakti të QKB ku pasqyrohet se Eridan Guerrero, e ka pasur ortake në një biznes në Vlorë, ndërkohë që në një shkrim të medias belge “Le Soir”, ai mban emrin edhe si Eridan Nebiu, i konsideruar si një ndër drejtuesit e organizatës kriminale.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Për prokurorin publik, kjo grua shqiptare me urdhër-arresti ndërkombëtar ka qenë në dijeni të aktivitetit të tij dhe ka ndihmuar organizatën e tij kriminale, veçanërisht duke u përfaqësuar te një avokat. Madje, në një bisedë me Eridan Munoz Guerrero, ajo kërkon të “vënë para në tavolinë” për ta liruar atë, më pas të arrestuar në një çështje droge. Për të cilën shoku i tij u përgjigj se “ne nuk mund të korruptojmë shtetin” në Belgjikë.

Pas arrestimit të tij, 30-vjeçarja organizoi vetë arratisjen e saj në Spanjë nëpërmjet Montpellierit, sipas deklaratës së prokurorit federal.

“Ajo nuk dëshiron të marrë avionin dhe shmang autostradën e Parisit për shkak të kontrolleve të shpeshta”, theksoi ai.

“Pse të shmangni kontrollet nëse nuk keni asgjë për të fshehur?”.

Referuar mediave të huaja, e reja bënte një jetë luksoze, duke u veshur me veshje firmë, apo duke udhëtuar në shtete të ndryshme e duke qëndruar në hotele me 5 yje.

Sipas hetimeve, thuhet se krijohet bindja e plotë se ajo kishte dijeni për lëndën narkotike.

Prokurori i çështjes ka kërkuar 8 vite burg, 800 mijë euro gjobë si dhe humbjen e të drejtave në Belgjikë për 10 vite dhe ndalimin e administrimit të një kompanie, për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë në mars 2023, në kuadër të operacionit “Filtri”, SPAK sekuestroi 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi Eridan Guerrer dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 51 vjeçarit.

Share This Article