ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 6 minutes ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 11 minutes ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  15 minutes ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 18 minutes ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  19 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Mega- sekuestro në Sarandë, Prokuroria bllokon pasuri prej 12 milionë eurosh, dy hotele dhe mjete lundruese nën hetim

albnews by albnews
9 November, 2025
in Shqiperia
0
Mega- sekuestro në Sarandë, Prokuroria bllokon pasuri prej 12 milionë eurosh, dy hotele dhe mjete lundruese nën hetim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një goditje e fortë duket se i është dhënë krimit ekonomik dhe pastrimit të parave në jug të vendit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Vlorë, ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme me vlerë totale rreth 12 milionë euro, të dyshuara se kanë buruar nga veprimtaria kriminale.

Janë regjistruar dy procedime penale, me hetime ndaj shtetasve K. Q. (alias J. H.), 43 vjeç, dhe A. K., 53 vjeç, të dy banues në Sarandë. Sipas Prokurorisë, të dy personat kanë precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, dhe janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

RelatedPosts

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

PD kritika për buxhetin 2026, Tabaku: Ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën

Buxheti 2026- Investimet publike shkojnë 1.8 miliardë euro, prioritet zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe linjat hekurudhore, Vorë – Hani i Hotit, Durrës – Rrogozhinë

Detaje mbi pasuritë e sekuestruara

Masat e sekuestros preventive janë vendosur me vendime të Gjykatës së Sarandës dhe të Apelit, dhe përfshijnë pasuri të konsiderueshme, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë:

Pasuritë e 43-vjeçarit (K. Q./J. H.) të sekuestruara përfshijnë dy objekte madhore në qytetin bregdetar të Sarandës:

Një hotel 6-katësh, me 37 dhoma, së bashku me një garazh prej 440 m².

Një hotel 4-katësh, me 15 dhoma, së bashku me një lokal.

Pasuritë e sekuestruara nga 53-vjeçarit (A. K.) janë të shtrira në disa qytete kryesore të vendit:

Sarandë- Lokal shërbimi dhe pasuri të tjera.

Tiranë- Një apartament, dyqan dhe parcelë ndërtimi.

Rradhimë (Vlorë) dhe Memaliaj (Tepelenë)- Truall dhe pasuri të ndryshme.

Pasuri të luajtshme janë 1 mjet lundrues (skaf/jaht), 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Prokuroria e Sarandës bën të ditur se puna po vijon intensivisht për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, apo familjarëve të dy shtetasve të hetuar, si pjesë e skemës së pastrimit të parave.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result