Megaoperacion antikanabis, qindra forca policie zbarkojnë në Malësinë e Krujës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka finalizuar një megaoperacion policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Megaoperacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe FNSH Tiranë. Ajo u shtri në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe asgjesuar 4941 bimë kanabis të kultivura në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore.

“Në bazë të Planit të Masave dhe Planit Operacional të hartuar nga DVP Tiranë, prej mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e FNSH Tiranë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, finalizuan fazën e 32-të të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës.  Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjesuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara.”- thuhet në njpoftimin e policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Share This Article