Megaopreacioni kombëtar “Tempulli 2”, drejtori i Policisë Tiranë zbardh detaje: Janë ekzekutuar 68 masa ‘arrest me burg” dhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një komunikim , foli me detaje për megaoperacionin kombëtar “Tempulli 2”, ku janë arrestuar ose proceduar 273 shtetas. Po ashtu janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale.

Vocaj u shpreh se janë nxjerrë 89 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 urdhër ndalimi, ndërsa bën me dije se janë ekzekutuar 68 prej tyre. Ndër të tjera drejtori i Policisë Tiranë tha se po vijojnë kërkimet për 23 shtetas të tjerë.

“Ky megaoperacion është vazhdim i  operacionit “Tempulli 1”. Në shtator të vitit të kaluar Policia e Shtetit ka ideuar operacionin ‘Tempulli 2’. Për mbarëvajtjen e këtij operacioni, Policia e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë nxjerrë 89 masa ‘arrest me burg’, një urdhër ndalimi. Në fazën finale të operacionit kanë ekzekutuar 68 nga këto masa. Gjithashtu për 23 shtetas të tjerë jemi duke vazhduar kërkimet. Kemi pritshmëri që numri i të arrestuarve të rritet dhe në orët në vijim”, u shpreh Vocaj.

Share This Article