Meghan Markle për marrëdhënien me Harryn: Mosmarrëveshjet lindën gjashtë muaj pas fillimit të lidhjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Meghan Markle u shfaq së fundmi në një podcast të drejtuar nga Jamie Kern Lima, ku foli hapur për një sërë temash, duke përfshirë markën e saj ‘As Ever’ dhe emisionin e saj ‘With Love, Meghan’.

Megjithatë, deklarata e saj e sinqertë për martesën me Princin Harry tërhoqi vëmendjen më të madhe.

Dukesha e Sussex pranoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë perfektë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në fillim gjithçka ishte shumë mirë, ndienim flutura në stomak, por menjëherë pas kësaj filluam të grindeshim”, tha Meghan, duke shtuar se problemet lindën gjashtë muaj pas fillimit të lidhjes së tyre.

Meghan gjithashtu tregoi se gjërat janë ndryshe tani pas shtatë vitesh martesë.

Çifti tani po e shijon lidhjen e tyre në një mënyrë krejt të re, prandaj ndihen sikur kanë hyrë përsëri në fazën e muajit të mjaltit.

Gjithashtu, së fundmi, Meghan ndau disa foto në Instagramin e fëmijëve të saj, Princit Archie (5 vjeç) dhe Princeshës Lilibet (3 vjeçe), duke kaluar kohë në oborrin e shtëpisë së tyre luksoze në Kaliforni, e cila kushton 12 milionë euro.

Megjithatë, thuhet se Princi Harry nuk është i kënaqur që Meghan po përdor foto të fëmijëve të tyre së bashku për të promovuar markën e saj.

Redaktori mbretëror i The Sun, Matt Wilkinson, thekson se çifti nuk është dakord në lidhje me postimin e fotove të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.

“Harry do të preferonte që fëmijët të qëndronin larg syrit të publikut deri në një moshë të caktuar. Ai nuk dëshiron që ata të fotografohen, sepse mendon se sapo të largohen nga Montecito, paparacët do të fillojnë të ndjekin çdo lëvizje të tyre”, tha Wilkinson për ‘A Right Royal Podcast’. /Telegrafi/

Share This Article