Meghan, Dukesha e Sussexit ndau disa fotografi të ëmbla të Princeshës Lilibet dhe Princit Archie në momente të ëmbla, por nuk ua zbuloi portretin e tyre.
Por ajo që binte në sy ishte një detaj tek fëmijët, nga ku fansat e familjes mbretërore u entuziazmuan për këtë.
Ata u mahnitën kur panë se Princesha Lilibet dhe Princi Archi kishin flokët me ngjyrë të kuqe, një veçori të cilën e ka babai i tyre, Princi Harry.

Meghan postoi këto dy imazhe të fëmijëve teksa ata mblidhnin trëndafila në kopshtin e rezidencës së tyre në Montecito.
Flokët e gjatë dhe të kuq të Lilibet-it gjithashtu binin në sy teksa mblidhte lule bashkë me Meghan. Më herët, Harry kishte përmendur se Princesha e vogël kishte “trashëguar flokët e trashë të nënës së saj”.

Shumë mendojnë se Archie dhe Lilibet e kanë trashëguar ngjyrën e flokëve të kuq vetëm nga babai i tyre, por në fakt edhe Meghan ka gjenin e flokëve të kuq në familjen e saj.
Daja i Princit Harry, Charles Spencer, dhe hallat e tij, Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes, të gjithë kanë flokë të kuq. /Telegrafi/