Mehaj: Baza e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë, do ta pengonte qasjen e Rusisë në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se vendosja e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë do të pengonte qasjen destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka njoftuar për takimin e tij me këshilltarin e Zyrës për Shqyrtim të Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Andy Michels. Ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë në mbrojtje dhe siguri.

“Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, ka thënë Mehaj.

Sipas Mehajt, investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e kanë vlerësuar lartë ofertën për të investuar në Kosovë “me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen”.

Share This Article