Mehaj: Jam i lumtur që flamuri i Kosovës u ngrit në Kuvajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shprehet se është shumë i lumtur që sot për herë të parë flamuri i Republikës së Kosovës është ngritur në misionin paqësor të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

“Jam shumë i lumtur që sot për herë të parë ngritet Flamuri i Republikës së Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve)” është shprehur Mehaj.

Mehaj thotë se mbesim të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën teksa falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkua të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët me FSK-në.

“Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën, andaj me këtë rast e falënderojmë Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët.#StrongerTogether 🇽🇰🇺🇸”.

Share This Article