Mehaj paralajmëron misione të përbashkëta ushtarake me Holandën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka zhvilluar një takim me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se gjeneralin Eichelsheim janë dakorduar për shqyrtimin e mundësisë së bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare.

“Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm. Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, tha Mehaj.

Ai thotë se gjenerali Eichelsheim i premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë mes forcave të dyja vendeve.

“Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, tha Mehaj.

Share This Article