ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’ 1 hour ago
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez 1 hour ago
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’ 1 hour ago
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner. 2 hours ago
Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mëkati i borxhit biblik i kapriçove të kryeministrit, të orienton qartë ku duhet hedhur vota me 14 Maj

albnews by albnews
8 May, 2023
in Albania, Opinion, Shqiperia
0
Mëkati i borxhit biblik i kapriçove të kryeministrit, të orienton qartë ku duhet hedhur vota me 14 Maj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Opinion nga Ndriçim Kulla

A ka vallë sot një forcë , një instucion shtetëror, një gjykatë apo instrument që të godasë një borxh publik në rritje ndaj jush, fëmijëve tuaj dhe nipërve tuaj. A e kini menduar këtë?
Normalisht duhej të ishtë Parlamenti ynë, i cili si instucion qëndror me detyrë kushtetuese duhej ti kishte ti vënë fre marrëzisë së një kryeministri që e ka zvëndësuar parlamentin me veten dhe firmos e dikton çdo gjë.
Rreth 5 miliard dollar borxh ka marrë zotëria e sulltan zgjebos gjatë këtyre dhjet vjet qeverisje në emër të qeverisë.
Ky është një borxh kaq i madh sa që mund të kishte krijuar normalitet në të pa diskutueshëm në këtë vend dhe njerëzit do vinin dhe jo të iknin këtu, por qeverisja e tij ka mbjell shkretëtirën e shthurjes dhe të pa barazisë sociale dhe për pasoj një e treta e popullsisë ka ikur dhe po ikën vazhdimisht për ti shpëtuar mbijetesës.
Por nuk është vetëm ky borxhi i vetëm publik , që ka krijuar banda e xhvatësve e gangsterëve politikë dhe më mire këtë e dinë instucionet ndërkombëtare financiare që e monitorojnë .
Janë gati miliarda euro borxhe të tjera që janë” prurje “ e shtuar e kapriço kryeministrit shqiptar , e hakmarrjes së tij proverbiale, për të cilën ky monstër ka shokë vetëm veten në Europë.
120 milion euro buxhetit të shtetit po ja merr gjoba Beketi, për çmëndurinë e hakmarrjes së tij ndaj medias së lire.
Rreth 110 milon do t’ia marr Hysenbelliu si “çeçua” për tritolin e resortit, po qe se përmëndim fjalorin e tij.
180 milion do t’ia marr me siguri Ylli Ndroqi edhe ky si “çeçua”për diskriminimin obsesiv dhe flagrancën e konfiskimit të telivizionit.
Dhjetra milon ia mori vjehrri i Bashës disa vite më pare veprim ky që mbeti si parathënia e një komploti të heshtur me dhëndërrin e tij peng për ta shuar fare opozitën.
Rreth 50 milion euro me siguri do tia marrin gjermanët për diskriminim biznesi në portin e Durrësit.
Plot 150 milion euro i kërkojnë qeverisë së zotërisë së tij një kompani austriake për shkelje kontrate.
Ndërsa 500 milion është megafatura e frikshme korruptive e inceneratorëvë, që i përpiu vrima e zezë e korrupsionit ku me lekët e të cilave tv dhe mediat sot çensurojnë fushatën elektorale të Belind Këllëçit dhe të gjithë opozitës në zgjedhjet lokale.Por të dhënat në këtë drejtim nuk janë shteruese. Të tjera gjyqe kombëtare dhe ndërkjombëtare gëlojnë me proceset e tyre kundra hakmarrjes së narcistit.
Të gjitha këto para do ti paguajmë ne, taksapaguesit e varfër shqiptarë, ndërsa ai në vend që të gjente një manastir e të rrëfente mëkatet e marrëzisë së tij po vazhdon të eci krenar me hakmarrjen e pushtetit mbi krye, të cilën e ka grabitur me dredhi, dhunë dhe lobime të pa fundme.
Edhe të vdekurit po të kishin mundësi të zgjoheshin nga varri me siguri do shpreheshin të çuditur:
-Akoma me këtë kryeministër ju ?!
Ka vërtet diçka historike që nuk shkon me ne shqiptarët, me qënien tone individuale dhe shoqërore dhe raportin jo shumë miqësor me shtetin. Ne për fat të keq nuk shikojmë përtej pragut të shtëpisë dhe kur zgjohemi ose shpërthejmë me dhunë ose marrim rrugën dhe ikim, duke mos ditur ku shkojmë.Janë çështje të karakterit tone, që në analizat tona nuk duhet ti anashkalojmë për të mirën e së ardhmes.
Për buxhetin e vogël që ne kemi dhe numurin e popullsisë së kufizuar, i cili po zvogëlohet përditë, ky është një borxh biblik.
(Por në parimin biblikë të marrjes së borxhit thuhet: “Nuk duhet të vjedhësh” … nga brezat e ardhshëm. Ta bësh këtë është mëkat. )
Kjo qeveri është në mëkat të madh sepse ka vjedhur nga ne , por sidomos nga brezat e ardhshëm.
Seicili prej nesh duhet të mbrojë fëmijët e tij duke u kujdesur aq shumë për implikimet Biblike të borxhit tonë të tmerrshëm kombëtar (dhe çështje të tjera)
Politikat kanë rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi
Prandaj i dashur bashkombasi im, përpara se të marrësh rrugën dhe të shkosh qoftë edhe në fundin e botës me axhendën tënde personale, pa e kthyer kokën mbrapa, ndalu pak një çast dhe ndryshoje axhendën tënde për atdheun tend në këto çaste. Mendohu edhe njëherë për përgjegjësinë dhe forcën e madhe që ke.Këto para që shpërndan posht e lart si letra pa vlerë ky i pa udhë janë djersa jote dhe borxhi fëmijëve të tu në jetë të jetëve.Ai me lekët që na ka vjedhur ne, mua, ty dhe të gjithëve, nesër do iki si zotëri me bastunin e fildisht në dorë dhe do na bëj karshillëk me atë gishtin e mesit të dorës, si gjeste përçmimi, që ne nuk u treguam në lartësinë e përgjegjësisë ta largonim në kohën e duhur. Do hap ndonjë galeri për qejfin e tij diku në Paris , Londër apo në Berlin me pikturat e asaj gjinisë së shkarravinave të tij , që ka krijuar dhe ne, demokrat apo socialist çfardo qofshim do vazhdojmë të paguajmë borxhin e këtij njeriu që brënda s’ka njeri.
Bëje këtë betejë që duhet të bësh deri në fund, këtu, në atdheun tënd, për vete dhe për të tjerët; se vetëm ti e ke forcën e duhur i dashur bashkombasi im, që me votën e dorës tënde t’ia presësh duart këtij abuzuesi të tmerrshëm që ka fut duart në pasurive të tua, që tashti në 14 maj të këtij viti.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

10 September, 2025
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

10 September, 2025
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

10 September, 2025
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result