Gjatë punimeve ndërtimore në një aeroport në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës, janë gjetur eshtra të mbi 60 mamuthëve.
Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH) tha se mbetjet fosile të mamuthit u gjetën në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar Filipe Angeles, që mendohet se datojnë 15 mijë vite më parë. Besohet se mbetjet i përkasin mamuthit kolumbian.
Gjatë punimeve poshtu janë gjetur edhe mbetje të demit, devesë, kalit por edhe fosile të njeriut si dhe sende të ndryshme. Për shkak të zbulimit të ri, ekziston mundësia që të ketë vonesa të punimeve ndërtimore në aeroport.
INAH në nëntor të vitit të kaluar në rajonin Tultepeca gjeti mbetje fosile të 14 mamuthëve.