MEKSIKË – Kalohet pragu i 70 000 viktimave nga COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

MEKSIKO, 12 shtator Meksika kaloi pragun prej 70 000 të vdekur nga COVID-19, një bilanc më i lartë se parashikimet më pesimiste të autoriteteve shëndetësore gjatë pandemisë. 

Gjatë 24 orëve të fundit, 534 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 duke e çuar bilancin total në 70 183 të vdekur, njoftpo në një konferencë shtypi në zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, Ricardo Cortes.

Ministria fillimisht e kishte vlerësuar në 8 000 numrin e vdekjeve që do të shkaktoheshin nga epidemia, para se të kalonte në 30 000 dhe më pas në 60 000 brenda në kuadër të një skenari katastrofik.

“Rreth 5 935 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të rasteve në 658 299”, theksoi Cortes duke nënvizuar se kjo shifër ishte në rritje pas katër javëve në rënie.

“Megjithatë, shkalla e pozitivitetit për COVID-19 vazhdon të ulet, gjë që duket se është një lajm inkurajues”, theksoi ai.

Meksika, e cila ka 128,8 milionë banorë, është vendi i katërt më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve, pas SHBA-së me 191 802 të vdekur, Brazilit me 130 396 dhe Indisë me 75 271, sipas të dhënave zyrtare.

Share This Article