Meksikë, vritet një gazetar i njohur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jorge Armenta, drejtori i ”Medios Obson”, u vra në Ciudad Obregon të Meksikës duke shënuar kështu rastin e tretë të një gazetari që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit 2020, deklaroi prokurori rajonal duke raportuar se edhe ”një oficer policie ishte vrarë gjithashtu”.

”Armenta kishte marrë kërcënime dhe ishte nën mbrojtjen e qeverisë”, kujton organizata ”Reporterët pa Kufij” (RSF) të cilë tpo hetojnë llojin e mbrojtjes që i ishte dhënë viktimës.

Claudia Pavlovich Arellano, guvernatore e Shtetit Sonora, deklaroi se ajo kishte urdhëruar prokurorin që “të fillojë menjëherë një hetim për të vendosur dhe gjetur ata që janë përgjegjës për sulmin e dënueshëm”.

Për vite me radhë, RSF e ka klasifikuar Meksikën, së bashku me Sirinë dhe Afganistanin e shkatërruar nga lufta, si vendet më të rezikshme për gazetarët. 

Share This Article