Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka anuluar paraqitjen e parë në fushatë për shkak se nuk po dihet mirë, derisa është duke u mjekuar për koronavirus.
Ajo kishte thënë se do i bashkohej tubimit të presidentit Donald Trump në Pensilvani, mirëpo në fund ka vendosur të mos shkojë.
“Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë pas shërimit të saj nga COVID-19, por ka një kollë dhe nuk do të udhëtojë sot”, ka thënë Stephanie Grisham, shefe e stafit të zonjës së parë.
Melania Trump gjatë javës së kaluar kishte deklaruar se ka dhimbje koke dhe trupi, kollë dhe ndjenja të lodhjes. Burimet për CNN kanë thënë se Trump ka një gjendje më kritike duke pasur një kollë të vazhdueshme dhe nuk duhet injoruar këto simptoma.
Për dallim nga ajo, bashkëshorti i saj, Donald Trump po merr pjesë në çdo fushatë që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa javë më parë kishte thënë se e ka mposhtur koronavirusin.