Melania Trump bënë thirrje për unitet racor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në natën e dytë të kongresit të Partisë Republikane, foli zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Gjatë fjalës së saj të cilin e mbajti drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë ajo bëri thirrje për unitet racor.

“Ndaloni dhunën dhe plaçkitjen”- ishin thirrjet e Melania Trump, në një moment kur protestat kanë shpërthyer sërish fuqishëm në Wisconsin pasi policia qëlloi një afro-amerikan. Zonja Trump u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë supozimet e bëra mbi bazën e racës dhe të reflektojnë në në mënyrë kritike në historinë e SHBA-së.

“Si të gjithë ju, unë kam reflektuar mbi trazirat racore në vendin tonë. “Është një realitet i ashpër që ne nuk jemi krenarë për pjesë të historisë sonë. Unë ju inkurajoj të përqendroheni në të ardhmen, ndërsa mësoni akoma nga e kaluara”- tha ajo.

Ndërkohë të enjten në mbrëmje, në natën e tretë të kongresit të Partisë Republikane do të flasë edhe presidenti Donald Trump. Sipas sondazheve Trump ndodhet pas rivalit demokrat Joe Biden.

Share This Article