Melburni goditet nga tërmeti më i fuqishëm i 120 viteve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rajoni i Melburnit u godit mesnatën e së dielës nga një tërmet, i cili sipas autoriteteve australiane, ishte një ndër më të fortët që ka goditur qytetin australian në 120 vitet e fundit.

Lëkundjet me magnitudë 3.8 Rihter u regjistruan pak para mesnate duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme shumë të vogla materiale.

Një shkencëtar i Kërkimeve Sizmologjike shpjegon se këto lëkundje ishin ndër më të fortat, pas tërmetit 4.5 Rihter që goditi zonën në vitin 1902.

Sipas CNN, Melburni në muajin prill tejkaloi Sidnei si qyteti më i populluar në Australi, me shumë prej 5.8 milionë banorëve që kishin diçka për të treguar pas tërmetit të mesnatës.

Share This Article