Një ftesë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për një darkë në Pallatin presidencial Elysee nga Macron përpara një samiti të Bashkimit Evropian shkaktoi një grindje të re midis Francës dhe Italisë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e quajti “të papërshtatshme” lëvizjen e presidentit francez Emmanuel Macron. Në darkën e së mërkurës në mbrëmje mori pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Meloni përplaset me Macron pasi ftoi Zelenskyn në Pallatin Elysee:
“Ftesa e Macron në Paris m’u duk e papërshtatshme pasi në këtë çështje mendoj se uniteti është forca jonë. I kuptoj çështjet e politikës së brendshme dhe të favorizimit të opinionit të brendshëm publik, por ndonjëherë favorizimi i opinionit të brendshëm publik, rrezikon të jetë në dëm të kauzës dhe ky më duket se është një nga ato raste. Faleminderit dhe punë të mbarë”, tha Georgia Meloni.
Macron reagoi se Gjermania dhe Franca kanë një rol të veçantë së i përket mbështetjes së Ukrainës.
Ai shtoi se i takonte Zelensky të zgjidhte formatin që ai preferonte.