Meloni reagon sërish për marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët: Inovative dhe inteligjente, mund të jetë shembull për të tjerët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët të cilët do të vijnë dhe do të akomodohen në Shëngjin.

Sipas Melonit kjo është një marrëveshje inovative dhe inteligjente. Sipas numrit një të Italisë, kjo marrëveshje mund të shërbeje edhe si një shembull për të tjerët.

“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë. Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë. Italia ka vendosur të jetë lider në këtë … në momentin kur ne duhet të kërkojmë zgjidhje të reja për të menaxhuar problemin që ndoshta nuk e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë deri tani”, tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci.

Share This Article