Meloni takon Macron në Romë, bashkëpunim për energjinë e dosjerët europianë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takimin e saj të parë institucional e ka zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Romë, për një vizitë pune në Vatikan.

Ditën e sotme, pritet të takohet me Papa Franceskun e më pas Macron do të zhvillojë një drekë pune dhe me presidentin italian Sergio Mattarella.

Edhe pse në një takim informal, Presidenti Macron, në Romë është takuar me kreun e sapomandatuar të qeverisë italiane Giorgia Meloni.

Një takim i përzemërt e frytdhënës për rreth një orë, është komenti i publikuar nga zyra e kryeministres italiane, gjatë të cilit u diskutuan dosjerët kryesorë europianë, si nevojshmëria për të dhënë përgjigje të shpejta e të përbashkëta mbi koston e lartë të energjisë, mbështetja ndaj Ukrainës, menaxhimi i fluksit të emigrantëve, vështirësitë ekonomike.

“Kryeministrja italiane e presidenti francez, u dakordësuan mbi vullnetin e një bashkëpunimi ndaj sfidave të mëdha në nivel europian e në respekt të interesave kombëtare”, mbyllet njoftimi i Kryeministrisë italiane.

Po ashtu dhe presidenti francez pas takimit të mbrëmshëm ka postuar në Twitter komentin se “si europianë, si vend pranë, e si vend miq do të vazhdojmë punën e nisur. Do ia dalim së bashku me dialog e ambicie. Ja kemi detyrim brezave të rinj e popujve tanë. Takimi i parë në Romë me Giorgia Melonin, shkon në këtë drejtim”.

Meloni takon Macron në Romë, bashkëpunim për energjinë
Share This Article