ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 14 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 14 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 14 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Meloni: Vendimi i gjykatës për emigrantët, i paarsyeshëm

albnews by albnews
15 November, 2024
in Bota
0
Meloni: Vendimi i gjykatës për emigrantët, i paarsyeshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Gjykatës së Romës për vendet e sigurta që bllokuan zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë dhe urdhëroi kthimin për herë të dytë të emigrantëve nga kampi i Gjadrit.  

“I konsideroj të paarsyeshme disa vendime të një pjese të gjyqësorit, që në fakt duke u përpjekur të kalojë parimin se nuk ka shtete të sigurta të origjinës për emigrantët, rrezikon të përjashtojë çdo mundësi për të kontrolluar kufijtë. Për më tepër, duke i bërë të pamundur riatdhesimet edhe për ata që kryejnë krime në Itali, si 21-vjeçari egjiptian që goditi me thikë drejtuesin e trenit në Xhenova në ditët e fundit. Sipas këtyre interpretimeve ai nuk mund të riatdhesohej sepse Egjipti nuk konsiderohet vend i sigurt”, tha Meloni.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Gjatë një takimi elektoral në Umbria të Italisë, Meloni tha se është e vendosur për të çuar përpara luftën kundër emigracionit.

“Nuk më intereson asnjë konflikt me drejtësinë, përkundrazi, nuk dua asnjë konflikt me askënd. Unë angazhimet i mbaj sepse më kanë votuar italianët dhe them se kam ndërmend të eci përpara me emigracionin dhe të bëj gjithçka që është e mundur për ta ndaluar emigracionin e parregullt, i pëlqen ose jo të majtës”, tha Meloni.

Teksa sulmoi opozitën e majtë se ka ankimuar marrëveshjen me Shqipërinë në Bruksel, duke e cilësuar si një parti anti-italiane.

“Kemi Partinë Demokratike, e cila pak javë më parë i kërkoi Komisionit të BE-së të hapte një procedurë shkeljeje ndaj Italisë për protokollin me Shqipërinë. A e dini se çfarë ndodh nëse hapet një procedurë kundërvajtëse? Duhet të paguash, duhet të paguash, janë para”, tha ajo.

Gjykata e Romës disa ditë më parë urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të cilët ishin strehuar në Gjadër të Shqipërisë. Gjithashtu kjo gjykatë iu drejtua Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për përcaktimin se cilat janë vendet e sigurta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result