Memli ​Krasniqi: Në Bruksel të ngritet çështja e fshirjes së adresave të shqiptarëve të Luginës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, me të cilët ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për çështjen e diskriminimit të shqiptarëve të Luginës Preshevës.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se PDK e vlerëson misionin vëzhgues të BE-së si vlerë të shtuar të këtij procesi zgjedhor.

Lexoni të plotë statusin e Krasniqit:

“Bashkë me Nënkryetaren Vlora Çitaku, Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, patëm kënaqësinë të mirëpresim sot përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjatë takimit, diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e rëndësishëm të eurodeputetëve në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në këtë takim, përcolla mesazhin se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, e vlerëson misionin vëzhgues të BE-së si vlerë të shtuar të këtij procesi zgjedhor, i cili me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga vëzhgimi në zgjedhjet e kaluara, e ka ndihmuar Kosovën që sot të jetë shembulli më i mirë për organizimin e zgjedhjeve në rajon.

Po ashtu, nga deputetët e Parlamentit Evropian, kërkova që në Bruksel të ngrisin çështjen e diskriminimit të shqiptarëve të Luginës Preshevës, veçanërisht për largimin e tyre nga regjistrat civil dhe fshirjen e adresave të vendbanimeve të tyre nga shteti serb”. 

Share This Article