Bashkimi Europian duhet të lëvizë nga fjalët në vepra. Këtë mesazh u përçoi liderëve të BE-së në Tiranë, para nisjes së samitit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo kërkoi mbështetjen e vendeve anëtarë për liberalizmin e vizave për Kosovën, duke përmendur harmonizimin me BE-në ndaj vlerave europiane.
“Jam e lumtur që gjendem në Tiranë në një samit që është sipërmarrje shumë e rëndësishme dhe shpresoj që konkluzionet e deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të BE-së drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor. Jam këtu si udhëheqja e një vendi proevropian dhe këtë e kemi treguar ndaj vlerave të BE-së në çdo veprim që kemi ndërmarrë me 100% harmonizim me BE-në, në sanksionet kundër Rusisë dhe në refuzimin e çdo influence malinje si Rusia e Kina. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra si për liberalizmin e vizave dhe siç e dini dhe siç do të deklarohet sot, Kosova do të paraqesë aplikimin në BE në fund të këtij viti dhe shpresoj në mbështetjen e anëtarëve”.
Osmani theksoi se nuk është vendi për dialog dhe negociata me Serbinë.
“Nuk është vendi për dialog e negociatat mes Kosovës e Serbisë. Është proces më vete që lehtësohet nga Brukseli, procesi do të bazohet te njohja e ndërsjellë dhe të ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe sistemin kushtetues të Kosovës. Ajo çka ndodh është se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur përpara me anëtarësimin dhe ka pasur një vendim të ambasadorëve të BE-së mbështetje të vizave për Kosovën dhe do t’u bëjmë thirrje udhëheqësve që të votojnë në takimet e Këshillit. Për t’i përçuar një sinjal të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Presidentja e Kosovës e akuzoi Vuçiçin për mendësi të vjetër që mbjell luftë dhe konflikt përkundër mendësisë së Kosovës.
“Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie e viteve ‘90 në Serbi dhe kjo mendësi çoi në luftë shkatërrime, vrasje, mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Ajo që tregon Kosova ëhstë e kundërta e Vuçiçit”