“Mendonte se isha GeorgeClooney”/ Richard Gere kujton takimin e parë me gruan e tij: Nuk e kishte idenë se…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Richard Gere, dhe bashkëshortja e tij, Alejandra Silva, do t’a kujtojnë gjithmonë takimin e tyre të parë për një arsye mjaft të veçantë dhe qesharake.

Në një intervistë për revistën “Elle” në Spanjë, 75-vjeçari zbuloi se gruaja e tij nuk dinte kush ishte ai kur u takuan për herë të parë.

Gere rrëfeu se Silva nuk i kishte parë asnjë prej filmave të tij, dhe kjo ishte diçka që ai e gjeti shumë të këndshme.

“Ajo nuk e kishte idenë kush isha, dhe kjo ishte për mrekulli. Isha i lumtur për këtë”, tha ylli i kinematografisë.

Por ndërkohë, 41-vjeçarja ndërhyri dhe sqaroi:

“Jo, prit një minutë. E kam ditur kush ishe”.

Ndërsa Silva pranoi se kishte shumë filma të Richard Gere që nuk i kishte parë, aktori e vazhdoi me humor duke thënë:

“Po, ajo mendonte që isha George Clooney, por gjithsesi e dinte saktësisht kush isha”.

Gjatë intervistës, Silva rrëfeu gjithashtu se filmi “Time Out of Mind”, një dramë ku Gere luan një rol të thellë dhe emocional, ishte ai që e bëri atë të dashurohej përfundimisht me aktorin. Ky film, sipas saj, ishte momenti që ndryshoi gjithçka për të, duke e afruar më shumë me të.

Ky moment i veçantë nga takimi i parë i çiftit tregon për një lidhje që është ndërtuar mbi ndjeshmëri dhe humor, duke treguar se shpesh dashuria lind në mënyra të papritura.

Share This Article