MEPJ: Qytetarët që ndodhen në Gjermani dhe Francë nuk penalizohen nga pamundësia e lëvizjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.

Share This Article