“Meraku im është…”/ Zyrtarët e lartë para drejtësisë, Dumani: Të gjitha dosjet e ndjekura nga SPAK janë të një rëndësie të lartë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i SPAK Altin Dumani i ka cilësuar të gjitha dosjet e ndjekura të një rëndësie të lartë, e cila përcaktohet nga juridiksioni i institucionit.

Duke folur në një intervistë televizive në RTSH, Dumani sqaroi se SPAK ndjek subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

“Meraku im ka qenë të kemi një hetim shterues dhe objektiv. Të sigurohen provat e mjaftueshme për të marrë vendim fajësie në gjykatë, si dhe respektimi i të drejtave të pandehurve në proces, por dhe të viktimave,” deklaroi Dumani.

Ai shprehu besimin se SPAK ka arritur të bëjë hetime të plota, të bazuara vetëm në prova dhe ligj.

Sipas tij, një prokuror ngre akuzë dhe i drejtohet gjykatës vetëm kur vlerëson se provat janë të mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie.

Share This Article