Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Lavrov i cili tha sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Majko është shprehur se kjo deklaratë është e paprecedentë dhe:
‘Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për ‘mercenarë’ shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali TelevizivWION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për ‘hartën’ e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)’, shkruan Majko.