ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 4 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 5 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 5 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 5 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mercenari skocez që dështoi ta vriste Pablo Escobarin

albnews by albnews
13 March, 2021
in Bota, UK
0
Mercenari skocez që dështoi ta vriste Pablo Escobarin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vitin 1989, një ekip mercenarësh britanikë, i udhëhequr nga skocezi Peter McAleese, udhëtoi në Kolumbi për të vrarë njeriun më të rrezikshëm në botë.

Pablo Escobar ishte lideri i kartelit të Medellin dhe një nga personat më të pasur në botë. Ai njihej si prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i kokainës në botë, përgjegjës për 80% të tregtisë së kësaj lënde narkotike në atë kohë.

RelatedPosts

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Skocezi McAleese u pajtua nga një rival i Escobar dhe në një dokumentar të ri me titull “Killing Escobar” (Të vrasësh Escobarin), tregohet historia e misionit që dështoi dhe njeriut pas tij. Regjisori David Whitney thotë se McAleese ishte një “njeri i ndërlikuar dhe i trazuar”.

Vetë mercenari, i cili sot është 78 vjeç, tregon në dokumentar se është stërvitur nga ushtria për të vrarë, por instiktin vrasës e ka marrë nga Gllasgou. Ai kujton se hyri në ushtri në moshën 17-vjeçare për të kanalizuar egërsinë që e karakterizonte. Pasi la ushtrinë britanike, ai e kishte të vështirë që të gjente punë dhe vendosi që të shkonte mercenar në konflikte të armatosura në Angola dhe Zimbabve. Aty njohu personin që i ofroi misionin për të vrarë Pablo Escobar.

“Nuk të kërkon njeri që të vrasësh Escobarin nëse nuk ke eksperiencën e duhur. Nuk e kisha fare problem që ta vrisja atë njeri. Nuk e pashë kurrë si një njeri, por si një shënjestër. Krijuam një ekip prej 12 personash, disa i njihja dhe disa m’i rekomanduan. Shpenzimet na i mori përsipër të gjitha karteli i Calit, madje na paguante edhe 5000 $ në muaj. Qëndruam në një fermë larg qytetit Cali, që të mos binim në sy. Na pajisën me shumë armë, ishte si Viti i Ri për ne. Kishim gjithçka që na duhej. U stërvitëm shumë për misionin, por vetëm unë dhe një person tjetër e dinim se kë duhej të vrisnim”, tregon McAleese.

Ditën e sulmit, gjithçka u shkatërrua. Mercenarët do të shkonin me helikopter te ferma e Escobarit, por helikopteri ku udhëtonte McAleese ra në Ande, duke vrarë pilotin dhe duke plagosur skocezin. Kur Escobari mori vesh për planin e vrasjes së tij, dërgoi njerëz në mal për të gjetur mercenarët. Por McAleese arriti që të largohej dhe të shpëtonte.

“Nëse do më kishte kapur Pablo, do të kisha një vdekje të gjatë dhe shumë të dhimbshme”, tregon skocezi.

Ndërkohë, Pablo Escobar u vra nga autoritetet në vitin 1993, kur ishte në arrati./A2CNN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result