Mërgim Vojvoda më i miri i Kosovës për vitin 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mërgim Vojvoda është shpallur më i miri nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovën ka ndarë çmimet për Laureatët e vitit 2020.

Futbollisti më i mirë i Kosovës u shpall Mërgim Vojvodën, raporton Gazeta Express.

Vojvoda ka qenë fantastik gjatë gjithë vitit me Kombëtaren e Kosovës dhe në fund puna e madhe iu shpërblye.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm në Kosovë, për shkak të COVID-19, ai përmes një video nga Italia, nga Torino, u shpreh shumë i lumtur dhe falënderoi ata që e shpërblyen.

“Dua të falënderoj të gjithë për këtë çmim. Do të kthehemi shumë shpejt në nivele më të larta e do të aspirojmë suksese më të mëdha. Këtë e meriton Kosova, FFK-ja, populli jonë e sidomos tifozët ‘dardanët’. Dua të falënderojë gjithë bashkëlojtarët, trajnerët e gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua. Faleminderit të gjithë. Kjo është Kosova, ju dua shumë”, deklaroi ai. 

Share This Article