Mërgimtarë të shumtë ia kanë mësyer Kosovës për festën e Fitër Bajramit.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë planifikuar 50 fluturime pritje vajtje.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Në datat 1 deri 12 maj janë operuar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë ne ardhje dhe 14 mijë në shkuarje. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj. Ndërsa vetëm sot janë paraparë 50 fluturim”, tha ajo.
Gara shtoi se më së shumti udhëtarët janë nga Gjermania dhe Zvicra.