Ambasada gjermane në Prishtinë ka njoftuar edhe njëherë mërgimtarët të cilët planifikojnë të vijnë për pushime në Kosovë, se pas kthimit në vendin ku punojnë duhet të vet-izolohen.
Me anë të një komunikate për media, ambasada thotë se është i detyrueshëm izolimi 10-ditor në udhëtim kthyer për në Gjermani nga Kosova.
Ky izolim, ambasada thotë se nuk mund të zëvendësohet izolimi me test negativ PCR.Gjithashtu, testi është i domosdoshëm pasi që mund t’iu ndalohet hyrja nëse të njëjtin nuk e keni.
Njoftimi i plotë nga ambasada:
+++ Informata aktuale të rëndësishme të udhëtimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë: Paralajmërimi për udhëtim në Kosovë është ende i vlefshëm
*** Gjatë hyrjes në Gjermani vlejnë rregullat e izolimit dhe RISI: Regjistrimi elektronik i hyrjes
*** Testi negativ PCR i nevojshëm për hyrje në Kosovë
+++***Paralajmërim i udhëtimit për në Kosovë për shkak të COVID-19 është ende i vlefshëm
***Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kosova nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19. Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe që në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjeksore sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.
***Gjatë udhëtimit (kthyes) nga Kosova për në Gjermani vlenë detyrimi për izolim 10-ditor
***Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit:RISI: duhet që para udhëtimit të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit,pas hyrjes në Gjermani të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj,aty t’i nënshtroheni vetë-izolimit 10-ditor. Nga 8 nëntori 2020 e këndej izolimi parimisht nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani.
Me rëndësi: Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit.
*** Ju lutemi keni parasysh gjithashtu që gjatë hyrjes nga Gjermania në Kosovë, aktualisht duhet të dëshmoni se keni një test negativ PCR. Përndryshe mund t‘ju refuzohet hyrja. Informata më të hollësishme merrni nga autoritetet përgjegjëse kosovare. Ju lutemi të keni parasysh vazhdimisht informatat e aktualizuara rreth situatës në Kosovë dhe kufizimeve të udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë COVID-19:.