Qindra qytetarë pritën me orë të tëra në pikën kufitare të Kakavisë për të hyrë dhe për të dalë nga vendi ynë.
Radha e makinave nga toka greke shkoi të shtunën deri në 15 kimometra.
Shkak mësohet të jetë bërë puna me 1 sportel e palës greke.
Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik fqinjët tanë duket se nuk kanë marrë asnjë masë shtesë për tu lehtësuar lëvizjen qytetarëve.
Veç punës me një sportel, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi duhet të bëjnë edhe rapid testin para se të shkelin tokën helene.
Qytetarët thanë se kanë qwndruar mbi një orë pritje në temepratura të larta.
Nga mbrëmja e së premtes, 6 gusht, deri në paraditen e së shtunës në Greqi nga Kakavija kanë hyrë 3 mijë qytetarë, ndërsa në vendin tonë kanë hyrë 1500 të tjerë.